Maqedoni e Veriut, Zaev publikon emrat e rinj të qeverisë

Maqedoni e Veriut, Zaev publikon emrat e rinj të qeverisë

22:45, 23/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev konfirmoi të dielën ndryshimet në qeverinë e tij. Mes lëvizjeve në radhët e kabinetit spikat ajo e ministrit të Financave, post që do të mbulohet nga vetë Zaev, si dhe ato të 3 ministrave shqiptarë.

Kryeministri Zoran Zaev konfirmoi ndryshimet në riformatimin e Qeverisë, duke njoftuar se personalisht do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Financave dhe se Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të vazhdojë të punojë si këshilltarë i tij në po të njëjtën ministri.

"Detyrën e ministrit të Financave do ta mar personalisht unë, do të jem në këtë funksion për një periudhë të caktuar, në të njëjtën kohë edhe Kryeministër", u shpreh ndër të tjera Zaev.

Pritet që Zoran Zaev sot në parlament do të propozojë emrat e ministrave, propozim i cili pritet të miratohet javën e ardhshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Pas rikonstruktimit të qeverisë, kryeministri Zaev njoftoi që do të vazhdojë me ndryshime edhe në nivelin e dytë dhe tretë qeverisës, duke përfshirë drejtorët dhe anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrësit në ndërmarrjet publike.

Në lidhje me ndryshimet që do të bëhen brenda në LSDM, Zaev informoi që kanë ngelur për tu caktuar edhe nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarët e degëve komunale në parti.

Kronika e TV Klan:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco