Zaev: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet rënia e qeverisë

Zaev: Nëse nuk hapen negociatat rrezikohet rënia e qeverisë

10:30, 06/06/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Zoran Zaev ka deklaruar se nëse nuk marrin një datë për fillimin e negociatave ekziston mundësia e rënies së qeverisë.

Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja eventuale e vendimit në parlamentin gjerman rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i riformatimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën.

"Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo për shkak se deputetëve u premtuam se sigurisht do të marrin vendim pozitiv nga BE-ja nëse ecim përpara. Ajo do të thotë se qytetarët do të inkurajohen të mbështesin nacionalizimin, radikalizmin dhe ajo nuk është në të mirë as të vendit tonë e as rajonit. Ato janë opsionet dhe ne frikësohemi nga ai variant”, tha kryeministri Zaev, sipas Alsat-m.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco