Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zaev ‘leksion’ Ramës: Nëse nuk hapen negociatat, bie qeveria

Zaev ‘leksion’ Ramës: Nëse nuk hapen negociatat, bie qeveria

20:54, 05/06/2019
A+ Aa A-

Ndryshe nga kryeministri shqiptar Edi Rama që feston hapjen e negociatave edhe kur një gjë e tillë nuk ndodh, homologu i tij në Shkup, Zoran Zaev përsërit qëndrimin e tij: nëse Maqedonia e Veriut nuk merr një datë për hapjen e negociatave me BE-në, ekziston rreziku të bie Qeveria. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyrja eventuale e vendimit për çeljen e negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend.

“Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri ka gjasa menjëherë ta humbë shumicën në Kuvend. Kjo pasi u premtuam deputetëve se do të marrim një përgjigje pozitive”, është shprehur ndër të tjera Zaev.

“Disa vende anëtare të BE-së refuzojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazeta austriane “Die Presse” e cila më tej vazhdon se në krye të këtyre shteteve qëndrojnë Franca dhe Holanda. /Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco