Stoltenberg në Shkup: Të bisedojmë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Stoltenberg në Shkup: Të bisedojmë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

07:15, 03/06/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka arritur në Maqedoninë e Veriut në krye të Këshillit Veri-Atlantik të Aleancës ku është paraparë mbajtja e një seance të përbashkët të me Komitetin për integrim në NATO të cilin e drejton kryeministri Zoran Zaev. Stoltenberg pritet të riafirmojë në Shkup përkushtimin e NATO-s për rrumbullakimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.

“Pres që të bisedojmë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe punën që keni bërë në zbatimin e reformave kryesore si sundimin e së drejtës, sigurinë, sektorët e zbulimit dhe mbrojtjes. Me rendësi është që të vazhdoni me procesin e reformave, ndërsa ne do vazhdojnë të ju mbështesim në këtë rrugë”, ka deklaruar kreu i NATO-së Jens Stoltenberg, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.

Të hënën në Shkup, Stoltenberg do të pritet nga drejtuesit e institucioneve, kryeministri, Zoran Zaev, presidenti Stevo Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë. Në këto takime do të bisedohet edhe për procesin e ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Nga 29 shtete anëtare të Aleancës deri më tani protokollin për anëtarësim e kanë nënshkruar 13 shtete. Nga qeveria kanë thënë se presin që ky dokument të nënshkruhet brenda një viti nga të gjitha shtetet që përfundimisht Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e 30-të e Aleancës./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco