Në azil nga Hungaria, Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

Në azil nga Hungaria, Gruevski dorëhiqet nga posti i deputetit

22:02, 01/06/2019

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit.

Gruevski, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan nga Budapesti ku ndodhet në azil politik se, jep dorëheqjen si deputet, kurse shton se falënderon deputetët e VMRO për pozicionin parimor të mbajtur në këtë çështje.

“Vendosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presioneve.

Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pavarësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve. Dëshmuan se ndjenja për drejtësi, për rezistencë, refuzim dhe rebelim kundër padrejtësisë, mbetet forca udhëheqëse për popullin dhe qytetarët maqedonas, sa do që qeveria tenton të promovoj vlera tjera në kundërshtim me këto parime”, shkruan ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment