Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Kryeministri grek propozon 7 korrikun për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri grek propozon 7 korrikun për zgjedhje të parakohshme

08:35, 28/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Alexis Tsipras propozon të dielën e 7 korrikut për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Propozimin Tsipras e bëri pas një komunikimi me Ministrin e Arsimit Kostas Gavroglou, megjithatë ai do të ketë një takim me presidentin e Republikës Prokopis Pavlopulos për të finalizuar datën.

Të dy ata pritet të takohen pas raundit të dytë të zgjedhjeve komunale të së dielës së ardhshme.

Kryeministri Alexis Tsipras do të vizitojë Presidentin e Republikës, Prokopios Pavlopulos, të dielën mbrëma dhe do të kërkojë shpërndarjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco