E vërteta e frikshme që fshihet pas vetëvrasjes së 14-vjeçares, u hodh në shinat e trenit...

E vërteta e frikshme që fshihet pas vetëvrasjes së 14-vjeçares, u hodh në shinat e trenit...

09:22, 27/05/2019
A+ Aa A-

Një e vërtetë tronditëse qëndron pas vetëvrasjes së 14-vjeçares greke në shinat e trenit në Moschato. 

Vajza humbi jetën pasi u hodh në shinat e trenit elektrik, ndërsa mjeti po kalonte.

Por çfarë e çoi adoleshenten drejt vetëvrasjes?

Gjithçka kishte filluar me joshjen që i kishte bërë një 43-vjeçar. Burri i martuar dhe me fëmijë kishte bërë për veten vajzën dhe kishte arritur ta bindte që të kryenin marrëdhënie seksuale.

43-vjeçari i cili kishte një dyqan në Moschato, shfrytëzonte vajzat e vogla që shkonin në dyqan duke i joshuar dhe më pas duke kryer marrëdhënie seksuale me to.

Si u njoh me 14-vjeçaren?

Tre muaj më parë, ai u takua me vajzën në dyqanin e tij. Burri filloi ti fliste, bisedoi me të dhe ngadalë i fitoi besimin duke shkuar drejt marrëdhënieve seksuale. Por dy ditë para vetëvrasjes, prindërit e adoleshentes zbuluan të vërtetën tronditëse. Njerku i 14-vjeçares shkoi në dyqanin e pedofilit dhe e rrahu. Disa njerëz njoftuan policinë dhe prindërit e vajzës i treguan se çfarë kishte ndodhur. Policia menjëherë arrestoi 43-vjeçarin.

Pas kontrollit të telefonit të tij, policia gjeti në celularin e pedofilit foto nudo të një vajze tjetër 14 vjeçare dhe ai pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Kurthi -Veprimet e tij çuan adoleshenten në depresion, pasi e mitura nuk ishte në gjendje të kuptonte kurthin ku kishte rënë dhe besonte se 43-vjeçari e dashuronte, raportojnë mediat greke.

14-vjeçarja ishte e tronditur nga ajo që kishte ndodhur dhe gjendja e saj psikologjike ishte tepër e rënduar.

Ajo shkroi ndenjat e saj në një shënim të gjetur në rrobat e 14-vjeçares që u hodh në linjat e hekurudhës elektrike në Moschato më 23 maj.

Vajza i shkoi një mesazh një shokut të saj duke i thënë se do të hidhej para trenit. 

"Po hidhem në shinat e trenit,"-i shkroi ajo shokut të saj vetëm pak sekonda para se treni të arrinte.

Pavarësisht se ai vrapoi drejt saj nuk arriti ta shpëtonte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco