Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Sondazhet në Greqi/ Tsipras bie nga froni, kryeson 'Demokracia e Re'

Sondazhet në Greqi/ Tsipras bie nga froni, kryeson 'Demokracia e Re'

17:25, 25/05/2019
A+ Aa A-

Ditën e nesërme, qytetarët grekë do të dalin në votime për të zgjedhur anëtarët e rinj të Parlamentit Europian.

Dy sondazhet e publikut që u publikuan ditën e djeshme, dita e fundit e fushatës përpara zgjedhjeve të së dielës për Parlamentin Evropian, i ka dhënë partisë opozitare greke, Demokracia e re, kryesimin përballë të majtëve të kryeministrit Alexis Tsipras.

Sipas Marc, i cili zhvilloi një sondazh në emër të televizionit Antenna, opozita Demokracia e Re merr rreth 29.4 % të votave për Parlamentin Europian të dielën, kurse SYRIZA 22.4 %. Lëvizja për ndryshim në qendrën e majtë (KINAL) është renditur në vendin e tretë me  me 6.6 %, e ndjekur nga Agimi i Artë neo-nazist me 5.4% dhe Partia Komuniste Greke (KKE) me 4.8 %.

Numri i votuesve të pavendosur arriti mbi 12%.

Pra, sipas sondazhit, partia më e madhe në Greqi rezulton Demokracia e Re, ndërsa bie nga froni Syriza e kryeministrit Tsipras, e ardhur me shumë bujë në pushtet, por që duket se nuk i ka bindur qytetarët grekë. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco