Tsipras: Zgjedhje të parakohshme në Greqi nëse Siriza ...

Tsipras: Zgjedhje të parakohshme në Greqi nëse Siriza ...

15:35, 25/05/2019
A+ Aa A-

Alexis Tsipras paralajmëron zgjedhje të parakohshme nëse partia e tij, Siriza, humb në zgjedhjet europiane.

Kryeministri Grek deklaroi të premten se zgjedhjet europiane do të shërbejnë si një votë besimi për qeverinë e tij.

“Të dielën populli mund të mos votojë për qeverinë, por ata do të votojnë për politikat që i qeverisin në vitet e ardhshme” tha Tsipras, duke ju referuar uljes së taksave dhe rritjes së pensioneve që ai ka artikuluar përpara zgjedhjeve.

“Nëse këtë masa refuzohen nga populli, të gjitha mundësitë (zgjedhjet e parakohshme) janë të hapura” shtoi kryeministri.

Kjo deklaratë interpretohet si një përpjekje e fundit për të konsoliduar votuesit e pakënaqur të cilët do të votojnë edhe për pushtetet lokale në të njëjtën ditë.

Tsipras ka premtuar një paketë masash çliruese për ekonominë për të rifituar besimin tek qytetarët të cilët janë të rraskapitur nga recesioni ekonomik që zgjati pothuajse një dekadë.

Rivali i tij, Kostas Mitsotakis i partisë së djathë Demokracia e Re, i ka quajtur këto zgjedhje gjithashtu si një referendum për kundërshtarin e tij. Sondazhet deri tani tregojnë se Mitsotakis është në avantazh. Kjo vjen si pasojë e një fryme në rritje për të arritur në një konsensus që do ti bashkojë grekët për të sjellë një ndryshim në politikë.

Zgjedhjet e përgjithshme në Greqi janë parashikuar të mbahen më 31 tetor, por votimet e së dielës mund ta afrojnë këtë datë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco