Dorëzohet Beogradi për taksën 100% të Kosovës, heq dorë nga arbitrazhi!

Dorëzohet Beogradi për taksën 100% të Kosovës, heq dorë nga arbitrazhi!

10:53, 23/05/2019
A+ Aa A-

Më në fund Serbia është dorëzuar dhe ka ndryshuar taktikë, përball vendosmërisë së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qeverisë që drejton, për çështjen e taksës 100% ndaj mallrave të saj. Pas kërcënimeve të shumta, Serbia, ka hequr dorë nga plani për ta dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Lajmin e jep televizioni Klan Kosova i cili citon gazetën serbe Novosti, sipas të cilës Beogradi zyrtar do të mjaftohet në këtë luftë, jo vetëm tregtare, vetëm me aplikimin e kundërmasave ndaj mallrave të Kosovës. Sipas kësaj gazete, UNMIK-u, i cili është nënshkrues i marrëveshjes së CEFTA-s në emër të Kosovës, është deklaruar si jo kompetent. 

“Në këtë situatë, Beogradi lihet vetëm të padisë Kosovën dhe paraqitja e Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, dhe me iniciativën e palës sonë, pa dyshim do të interpretohet si njohje e shtetësisë së saj, prandaj edhe opsioni i Arbitrazhit refuzohet”, shkruan gazeta. 

Nga ana tjetër, ideja e kundërmasave nënkupton se dialogu mes të palëve, do të përfshijë tanimë edhe këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco