Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ivica Daçiç i shpëton sulmit me bombë në Somali: Mezi dolëm, shumë të vdekur!

Ivica Daçiç i shpëton sulmit me bombë në Somali: Mezi dolëm, shumë të vdekur!

08:13, 23/05/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ishte Somali, në takim me presidentin e vendit në pallatin presidencial në Mogadishu, kur para kësaj ndërtese shpërtheu një makinë e mbushur me eksplozivë. Kështu shkruan media serbe Kurir.rs, e cila rrëfen se Ivica Daçiç u gjend në mes të një sulmi terrorist në Somali.

Të paktën gjashtë persona gjetën vdekjen gjatë sulmit, ndërsa 13 të tjerë u plagosën.

Delegacioni serb kishte qenë në Somali për dy ditë, dhe në ditën e fundit të vizitës së tij, Daçiç kishte një takim me presidentin Mohammed Abdulahi Muhamedit, shkruan Telegrafi. Lidhur me këtë, ka treguar vetë Daçiç. “Ne këtu në Somali mezi shpëtuam. Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”. 

Por Daçiç tha se nuk ishte frikësuar fare dhe madje se kishte qënë ministri i parë në botë që kishte fjetur në Mogadishu. Dihet që sulmet në Mogadishu kryhen zakonisht në hotelet dhe godinat ku qëndrojnë zyrtarë dhe diplmatë të huaj. 

Daçiç pas kësaj u nis menjëherë për në Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco