Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari në Tetovë/ Publikohen detaje të reja

Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari në Tetovë/ Publikohen detaje të reja

16:07, 13/05/2019
A+ Aa A-

Humb jetën një 18-vjeçar në aksident tragjik në Tetovë, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në kryqëzimin e rrugëve 160 dhe 161 në afërsi të kazermës. Nga aksidenti janë plagosur edhe katër persona të tjerë.

Deri tek aksidenti tragjik ka ardhur kur dy makina njëra e tipit Audi që drejtohej nga një 17 vjeçar dhe një makinë e tipit Reanult Megane që drejtohej nga një 18 vjeçar.

Nga aksidenti ka humbur jetën 18 vjeçari me iniciale SH.L që kishte qenë shoqërues në makinën Audi, gjithashtu një 16 vjeçar, udhëtarë i tretë në makinën Audi ka pësuar lëndime të rënda trupore, me çka është transferuar në Qendrën Klinike të Shkupit, njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Që të dy shoferët janë pranuar në spitalin e Tetovës. Pasi kanë marrë ndihmën e par, shoferi i makinës Audi ka lënë spitalin, ndërsa 18 vjeçari që kishte drejtuar makinën reno është mbajtur në spitalin e Tetovë.

Në makinën Renault kishte edhe 3 persona të tjerë të cilët nuk kanë pësuar lëndime, ka thënë Josifovski.

Hetimi në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori i përgjithshëm dhe ekipe të MPB-së së Tetovës, me çka po punohet në zbardhje të plotë të rastit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco