Stuhia 'Andrea' pritet të godasë Maqedoninë e Veriut, Shkupi në gatishmëri

Stuhia 'Andrea' pritet të godasë Maqedoninë e Veriut, Shkupi në gatishmëri

09:42, 13/05/2019
A+ Aa A-

Stuhia “Andrea” pritet të përfshijë Maqedoninë e Veriut në ditët në vijim dhe të sjell reshje të mëdha me sasi prej 50 deri 80 milimetra në metër katror. Në qytetin e Shkupit, Maqedoni, u mbajt një takim nga qendra për kriza, e kryesuar nga Dushko Veskovski, drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës dhe kanalizim”.

Para fillimit të stuhisë, ekipet e “Ujësjellësi dhe kanalizimi” janë duke i kontrolluar puset dhe kanalet për kullim në pikat kritike të qytetit, derisa ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” kanalet kryesore të kullimit në Shkup, njofton Insajderi.

Nga Shkupi apelojnë të fiken pompat e gropat ndërtimore, kurse qytetarët t’i paraqesin problemet në telefonin 193 dhe të mos parkojnë nën aleja të drunjve dhe afër kanaleve për derdhjen e ujërave. Në mënyrë plotësuese, në rast të rrufeve të mos qëndrohet në vende të hapura dhe nën drunj të vetëm.

Në pajtim me informatën nga DPHM për mundësinë e një sërë reshjesh shumë të mëdha prej mbi 50 litra për metër katror, kurse në pjesët e skajshme perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra. Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim po ndjek gjendjen me gatishmërinë e ekipeve të vazhdueshme të forcave për mbrojtje dhe shpëtim.

Sipas informacionit nga Meteorologjia, në gjithë territorin e Maqedonisë është e mundur rëniae reshjeve lokale për çka rekomandohet lëvizje e kujdesshme rreth rrjedhave të ujit dhe kanaleve të thata.

Rajone më të theksuara janë ai perëndimor, jugperëndimor dhe veriperëndimor, ku krahas permbytjeve të mundshme lokale të rrjedhave më të vogla, është e mundur rrëshqitje e dheut dhe derdhje e tokës, veçanërisht në aksin rrugor Mavrovo-Dibër-Strugë.

Krahas këtij rajoni për kujdes të veçantë prej paraqitjes së mundshme të permbytjeve lokale janë edhe zonat e sipërme të grykave të Vardarit dhe Treskës, zonat e grykave rreth malit Kozhuv dhe rajonit Gjevgjeli-Vallandovë, deklaron Drejtoria.

Nëse ka eventualisht, reshje intensive në zonat urbane, për shkak të shkallës së lartë të rezistencës ndaj depërtimit të ujit, sipërfaqe betoni dhe asfalti, priten edhe permbytje të shpejta nëpër rrugët urbane dhe sipërfaqe me ujë të mbledhur për shkak të bllokimit me ujë dhe material të bartur në puset dhe kanalet për derdhjen e ujërave. Në zona të caktuara ku ullukët janë të lidhur me kanalizimin e zakonshëm është e mundur të ndodh përmbysje e disa hapësirave të bodrumeve për shkak të mbingarkimit të gypave të kanalizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco