Stevo Pendarovski: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve Kosovë - Serbi, nuk kam dëgjuar!

Stevo Pendarovski: Ide më të keqe se ndryshimi i kufijve Kosovë - Serbi, nuk kam dëgjuar!

10:36, 11/05/2019
A+ Aa A-

Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar vizitën në Republikën e Kosovës, duke u bërë kështu presidenti i parë i këtij shteti që viziton Prishtinën.

Në një intervistë për RTK, ai shprehet kundër idesë për korrigjim të kufijve, derisa mbështet bisedimet Kosovë-Serbi dhe e konsideron të vonuar ndërtimin  e autostradës nga ana e Shkupit.

“Më të keqe se kjo ide (e kufijve) nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje të zgjidhej në tavolinë, deri tani do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin."

Pendarovski theksoi më tej se "duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë" dhe premtoi se “personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyera me Kosovën dhe Shqipërinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco