Krimineli i luftës në Kosovë prin paradën ushtarake, ja reagimi i ashpër i Ambasadës Amerikane

Krimineli i luftës në Kosovë prin paradën ushtarake, ja reagimi i ashpër i Ambasadës Amerikane

19:49, 10/05/2019
A+ Aa A-

Ambasada Amerikane në Beograd ka reaguar ashpër ndaj asaj që ka ndodhur të enjten gjatë marshit të paradës ‘Regjimenti i të pavdekshmëve’ së cilës i priu një kriminel lufte i quajtur Vladimir Lazareviç, i dënuar për krime lufte.

Kyle Scott, ambasador i Amerikës në Beograd e quajti një turp që një kriminel lufte në Ditën e Evropës kryeson një paradë ushtarake.

 “Është turp që një kriminel i dënuar lufte të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, shkruan Scott në llogarinë e tij në Tëitter, ku publikoi edhe fotografinë në të cilën shihet se si sekretari gjeneral i presidentit të Serbisë Nikolla Selakoviq i mban pallton Lazareviçit.

Llazarevic, ka qenë ish komandant i korpusit të Prishtinës dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, si dhe është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burgim.

Ai u lirua në dhjetor 2015 në liri me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit shkruan insider.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco