Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ konfirmon rezultatet

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut/ KSHZ konfirmon rezultatet

19:00, 06/05/2019
A+ Aa A-

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërtetoi rezultatet e para zyrtare pas pranimit të materialeve zgjedhore nga Komisionet Komunale, të cilat konfirmuan fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale.

Nga ky institucion bënë me dije se më 5 maj të drejtën e votës e shfrytëzuan 844 mijë e 360 votues.

Prej tyre, 377 mijë e 713 ose 44.73% votuan për Gordana Siljanovska Davkovën kurse 436 mijë e 212 votues ose 51.66% votuan për Stevo Pendarovskin.

Dallimi mes dy kandidatëve është 58,499 vota në favor të kandidatet Pendarovski.

Rezultatet përfundimtare zyrtare, KSHZ-ja do t’i vërtetojë pas skadimit të afatit për ankesa nga pjesëmarrësit në zgjedhje, mundësi e cila është akoma e hapur.

Deri të martën në ora 19:00, pjesëmarrësit në zgjedhje mund të dorëzojnë ankesa për procesin e votimit kurse deri të mërkurën në ora 17:00, mund të dorëzojnë ankesa për rezultatet. 

Stevo Pendarovski duhet të marrë detyrën më 12 maj, atëherë kur përfundon mandati i presidentit në largim Gjorge Ivanov.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco