Hahn garanton Stevo Pendarovskin: Keni mbështetjen e BE-së!

Hahn garanton Stevo Pendarovskin: Keni mbështetjen e BE-së!

07:35, 06/05/2019
A+ Aa A-

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johanes Hahn ka uruar fitoren në zgjedhjet presidenciale Stevo Pendarovskit.

“Urime z. Stevo Pendarovski për zgjedhjen e tij President i Maqedonisë së Veriut. Unë pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për axhendën e reformave për në BE-së, në kontekst të konkluzioneve të vitit të kaluar të Këshillit Europian, që i hapën rrugën fillimit të bisedimeve me BE-në në qershor”, ka shkruar Hahn në Twitter. Hahn ka garantuar se Maqedonia e veriut ka mbështetjen e forttë BE-së.

Një mbështetje të fortë Pendarovskit i ka ardhur edhe nga kancelari austriak Sebastian Kurtz, i cili e ka garantuar se do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit europian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco