Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut/ Ja cili kandidat kryeson deri tani

Mbyllen votimet në Maqedoninë e Veriut/ Ja cili kandidat kryeson deri tani

20:24, 05/05/2019

Para pak minutash është mbyllur procesi zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrja e qytetarëve ka arritur në 44.4%.

Të dhënat janë regjistruar në orën 18.30, theksoi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski. Derkovski tha se zgjedhjet kaluan në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me disa parregullësi të vogla.

Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare.

Ndërsa, Gordana Siljanovska Davkova garon si kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së së opozitës, e vlerësuar si nacionaliste.

Me numërimin e deritanishëm në avantazh është kandidati Pendarovski.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco