Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Maqedonia e Veriut sot 'hesht': Të dielën voton për presidentin e ri

Maqedonia e Veriut sot 'hesht': Të dielën voton për presidentin e ri

07:37, 04/05/2019
A+ Aa A-

Fushata presidenciale për raundin e dytë i ka lënë vendin heshtjes zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, e çdo gjë është gati për zgjedhjet e së dielës, të gjashtat që prej krijimit të këtij shteti në vitin 1991.

Tema kryesore e fushatës presidenciale për balotazhin midis kandidatit të partive të koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidates së opozitës maqedonase Gordana Siljanovska – Davkova ishte padyshim marrëveshja e Prespës, reformat dhe tema të tjera, informon INA.

Autoritetet e vendit u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat që parashtron Kushtetuta në lidhje me procedurën.

Partitë politike kanë bërë thirrje për dalje në zgjedhje.

Sipas procedurave zgjedhore, sot do të votojnë të burgosurit, të sëmurët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe diaspora. Të dielën të drejtë vote do të kenë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore. Për zgjedhjen e presidentit duhet të dalin në votime mbi 40% të votuesve apo mbi 750 mijë votues. Në rast të kundërt zgjedhjet do të shpallen të dështuara dhe do të organizohen zgjedhje të reja, të cilat janë paralajmëruar të jenë në pako me ato të parakohshme parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco