Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati maqedonas 'josh' shqiptarët: Vota juaj vendimtare

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati maqedonas 'josh' shqiptarët: Vota juaj vendimtare

21:35, 24/04/2019
A+ Aa A-

Stevo Pendarovski, kandidati i mazhorancës në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të jetë në balotazh me kandidaten e opozitës Siljanovska në balotazhin e 5 Majit.

Në një intervistë për ABC News, Pendarovski thotë se mazhoranca e meriton fitoren ne raundin e dytë, ndërsa vota e shqiptarëve do të jetë vendimtare në ketë raund.

“Pak a shumë fitorja është në parametrat që në prisnim. Ju e dini se në dy vitet e fundit kemi marrë vendime serioze, veçanërisht marrëveshjen me Greqinë dhe Bullgarinë. Në politikën e brendshme ne kemi miratuar në parlament ligjin për gjuhët, që e përcakton gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në vend. Këto nuk i bëmë që të fitonim popullaritetin, por se duhej të bëheshin. Të gjithë njerëzit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duhet të përfshihen në sistemin dhe institucionet shtetërore. Nuk mund të vazhdojë integrimi ynë euroatlantik dhe evropian pa zgjidhur problemet me fqinjët. Prandaj duhej që kjo marrëveshje të bëhej”, është shprehur Pendarovski.

Tashmë në raundin e dytë vëmendja është tek vota e shqiptarëve dhe nga do të orientohet ajo. Pendarovski thotë se çdo votë ka rëndësi.

“Vota e shqiptarëve është e rëndësishëm ashtu siç është edhe vota e maqedonasve. Janë rreth 7 komunitete etnike të regjistruara në Kushtetutën e vendit. Çdo votë vlen dhe ne do përpiqemi që të përafrojmë politikat tona tek të gjithë. Koncepti im është përfshirja e të gjithëve në institucionet shtetërore. Pra jo njëri komunitet të jetë i privilegjuar dhe tjetri të lihet pas dore. Të gjithë duhet të trajtohen si të barabartë. Ky është një ndryshim drastik i platformës sonë nga ajo e kandidates së opozitës”, deklaron kandidati për president.

Intervista:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco