VIDEO/ Dita Botërore e Librit, ja veprimi interesant i të rinjve në Tetovë

VIDEO/ Dita Botërore e Librit, ja veprimi interesant i të rinjve në Tetovë

19:38, 23/04/2019

Sot në qendër të Tetovës, për Ditën Botërore të Librit, është zhvilluar një aktivitet, i quajtur ndryshe edhe si Flashmob, nga organizata Bloom Youth .

Aktivistët u pozicionuan në tërë sheshin e Tetovës, me nga një libër në dorë, për të përçuar deri te qytetarët mesazhin se duhet të lexojnë më tepër.

Kalimtarët e rastit, të habitur, ndaluan dhe ishin spektatorë të këtij aktiviteti.

“Më duket diçka interesante dhe kreative. Ne kemi më shumë nevojë për aktivitete të tilla sepse na ka lodhur politika tërë kohën”, tha njëri nga kalimtarët, transmeton Portalb.mk.

Nga Bloom Youth njoftuan se i njejti aktivitet është organizuar nga to edhe vitin e kaluar në Shkup.

“Mendojmë të bëhet si traditë ky aktivitet, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve që të lexojnë më shumë. Është i dyti vit me rradhë që ne e organizojmë flashmobin me rastin e Ditës Botërore të Librit”, shprehen nga organizata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco