FOTO/ Fëmijët e Millosheviçit nuk shkuan në varrimin e nënës së tyre, e bija është ngujuar me vetmi

FOTO/ Fëmijët e Millosheviçit nuk shkuan në varrimin e nënës së tyre, e bija është ngujuar me vetmi

13:00, 22/04/2019
A+ Aa A-

Marko dhe Maria Milloshevic, fëmijët e kasapit Sllobodan Milloshevic, nuk shkuan në varrimin e nënës së tyre Mira Markovic.

E bija, Maria Milloshevic ka jetuar në Mal të Zi, dhe, edhe pse tashmë ka dokumente të nevojshme për të udhëtuar jashtë vendit, sipas “Novosit”, ajo nuk do të shkojë në Serbi. Arsyeja për këtë është qëndrimi i saj se familjes Milloshevic iu është “bërë një padrejtësi e madhe”.

Maria Milloshevic është e pavetëdijshme rreth padrejtësisë që solli pikërisht politika e babait të saj në ish-vendet Jugosllavisë, përfshirë Kosovën dhe ka kohë që ka thënë se nuk e ka ndërmend kurrë për t’u kthyer në Serbi.

Ajo, sipas fqinjëve të saj në Cetinje, gjithë kohën e kalon mbyllur në shtëpi. Askush nuk e ka parë dhe tërheqja e saj në vetmi ka qenë prej kohësh e zakonshme për fqinjët. Nuk shoqërohet me askënd dhe herë pas here vizitohet nga ish-bashkëshorti Sllobodan Bullatovic, i cili është i vetmi që edhe këtyre ditëve ka hyrë në oborrin e saj.

 

Maria u largua nga Serbia më 2001, menjëherë pasi kasapi i Ballkanit u ekstradua në Hagë. Jetoi fillimisht në Nikshic dhe më vonë u transferua në Cetinje, në fshatin Bogdanov, ku çon jetë të mbyllur.

Ajo ishte e martuar me Sllobodan Bullatovicin, një inspektor turistik nga Cetinja. Martesa u shemb pas dy vjetësh, por Maria mbeti ende në Cetinje. Në listën e popullsisë ajo u regjistrua si malazeze.

Burri i saj i parë, Nikolla Mishlenovic, një ish-diplomat, vdiq në 2014 në moshën 62-vjeçare. Maria ishte 18-vjeçe kur u martua me Mishlenovic, i cili ishte 15 vjet më i vjetër. Ata ishin së bashku tri vjet ndersa ai ishte në shërbimin diplomatik në Japoni.

Edhe pse tani është deklaruar se Maria Milloshevic ka përgatitur dokumentacionin për udhëtime jashtë Malit të Zi, mediat shkruajnë se ajo është e ‘robëruar me kusht’ në atë vend. Në fakt, gjatë arrestimit të Sllobodan Milloshevicit, ajo shtiu nga një pistoletë 22 LR, për të cilën nuk kishte leje.

Kjo çështje penale u ngrit kundër saj dhe ajo u akuzua për provokimin e rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtjen e paligjshme të një pistolete. Ajo u mor në pyetje, por më vonë iku në Mal të Zi, shkruan Indeksonline.

Vepra penale e posedimit të paautorizuar të armëve, për të cilën u akuzua, u vjetërsua në vitin 2007 dhe procesi i lidhur me të shtënat ishte pak më i komplikuar.

Në fund të shtatorit 2002 ajo u dënua me tetë muaj burgim, por pas ankesës së avokatit të saj, gjykata e apelit e anuloi aktgjykimin.

Në mes të nëntorit 2004, filloi një gjyq i ri, por Maria nuk iu përgjigj thirrjeve. Justifikimet mjekësore treguan se ajo ishte e sëmurë dhe disa thirrje u kthyen me treguesin se ajo nuk u gjet në adresën e regjistruar në Podgoricë.

Avokatët e saj kanë kërkuar vazhdimisht një pretendim se e pandehura është e sëmurë rëndë dhe më 19 tetor 2005, ajo ishte e vendosur të sillet në seancën e ardhshme kryesore, por kjo nuk ndodhi.

Ajo u përpoq të heqë dorë nga shtetësia e saj serbe, por kjo nuk ishte e mundur, pasi ndiqej penalisht. Po ashtu, nuk mund të marrë shtetësinë malazeze derisa të heqë dorë nga ajo serbe. Gjithashtu mbështeti Kishën Malazeze Ortodokse, të cilën nuk e njeh Kisha Ortodokse Serbe.

Më herët, ajo deklaroi se nuk ishte në kontakt me nënën dhe vëllain e saj, pasi dyshohej se kishin mosmarrëveshje rreth vendit se ku do të varrosej kasapi i Ballkanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco