Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Misteri/ Gjenden të vrarë babë e bir. Ja emrat

Misteri/ Gjenden të vrarë babë e bir. Ja emrat

12:11, 22/04/2019
A+ Aa A-

Mbrëmë vonë disa minurta pas orës 22 në fshatin Slupçan në afërsi të zonës së "Slupçan bunar" në një automjet të pasagjerëve Opel Astra janë gjetur dy trupa të pajetë, të cilat u qëlluan nga persona ende të panjohur.

Ndihma e shpejtë që arriti në vend ngjarje, vetem sa konstatoi vdekjen e tyre.

Sipas policisë bëhet fjalë për dy viktima, emrat e të cilil janë identifikuar. Bëhet fjalë për Ahid Salahi nga fshati Opajë, mosha e të cilit është 47 vjeç dhe djalin e tij Amar Salahi, 9 vjeçar. Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe prokurorisë inspektuan në vendin e ngjarjes.

Trupat e të vrarëve janë dorëzuar për autopsi në mjekësinë ligjore. Më shumë detaje nuk janë dhënë nga organet kompetente.

Jo zyrtarisht, burime konfidenciale nga policia e Kumanovës bëjnë të ditur per alsat, se organet policore dyshojnë se viktimat janë vrarë diku tjetër dhe trupat janë hedhur larg vendit të ngjarjes. Deri më tani policia nuk ka asnjë pistë hetimi. Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë pritet që gjatë ditës së sotme të dalë me detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco