Zgjedhje të rregullta në Maqedoninë e Veriut Kandidati Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicionit qeveritar, u shpreh i sigurt se do të shkojë në balotazh.

Zgjedhje të rregullta në Maqedoninë e Veriut

07:38, 22/04/2019
A+ Aa A-

KQZ ka bërë të ditur se deri në orën 15 kanë votuar rreth 30% e zgjedhësve. Procesi i votimi i rregullt.

Nga Deutsche Welle

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15, jehona e daljes së votuesve në vendëvotime për ta zgjedhur presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut ka qenë  28.89 %. 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote që nga ora 7:00 të mëngjesit kur janë hapur kutit e votimit, kanë filluar të votojnë. Procesi zgjedhor po vlersohet si i qetë, i lirë dhe demokratik.

"Procesi zgjedhor po zhvillohet me rregull. Nuk është regjistruar ndonjë shkelje serioze, e cila do cëonte procesin zgjedhor", ka theksuar kryetari i KQZ Oliver Derkovski. Kryetari i KQZ i ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë proces votues fer dhe demokratik, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjin.

"Komisioni do të bëjë gjithçka që të jetë i suksesshëm, por këtë duhet ta bëjnë edhe pjesëmarrësit e tjerë. Në fund të ditës le të fitojë më i miri, ai për të cilin do të vendosin qytetarët, në rrethin e parë e pastaj edhe në rrethin e dytë”, ka deklaruar Derskoski.

Kandidatët me vlersime pas votimit

Kandidati për president Stevo Pendarovski, që ka mbështetjen e partive të koalicionit qeveritar, pas votimit ka deklaruar se është i sigurt se do të shkojë në balotazh.

"Pres proces zgjedhor të qetë ashtu siç i ngjanë një shteti demokratik evropian. Pres dalje të lartë pasi qytetarët e dinë se nuk bëhet fjalë për zgjedhje individuale, por për zgjedhje të konceptit në bazë të të cilit Republika Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të zhvillohet dhe për një periudhë të shkurtër të bëhet pjesë e strukturave euroatlantike", ka deklaruar kandidati për president Stevo Pendarovski.

Kandidatja për president e përkrahur nga opozita maqedonase Gordana Siljanovska Davkova, gjithashtu shpreson se me sukses do ta kalojë raundin e parë të votimit.

"Këto zgjedhje janë të veçanta. Jo se unë jam kandidate dhe jo se gruaja e parë ka gjasa që të bëhet presidente, por për shkak të kushtit. Ne duhet ta dëshmojmë kapacitetin evropian, demokratik edhe me zgjedhje fer dhe demokratike. Kjo nuk është shumë e rëndomtë në shekullin e XXI, por shpresoj se përfundimisht do të dalim nga labirinti i tranzicionit dhe do të hyjmë në tranzicionin demokratik”, është shpreh Siljanovska.

Kandidati i pavarur që ka mbështetjen e partive politike opozitare shqiptare Blerim Reka, thotë ky proces zgjedhor hap një faqe të re në historin e Maqedonisë së Veriut.

Test demokratik

"Është një ditë e madhe një ditë që shënon një faqe të re për historinë e Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Shpresoj dhe jam i bindur se këto do të jenë zgjedhje të rregullta, fer, demokratike dhe të lira, që të dëshmojmë se jemi të përgatitur për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. I ftoj qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar”, ka deklaruar Blerim Reka.

Presidenti në Maqedonin e Veriut mund të zgjidhet në raundin e parë, nëse ndonjëri nga kandidatët merr mbi 900 mijë vota, por deri më tani asnjë president nuk është zgjedhur në rrethin e parë për shkak të numrit të madh të votave që duhet të merr. Dy kandidatët që sigurojnë numrin më të madh të votave shkojnë në balotazh me 5 maj.

Deri në mesnatë pritet që KQZ të dalë me rezultatet e para jozyrtare nga votimi i 21 prillit për zgjedhjet presidenciale në Maqedonin e Veriut.

Zgjedhjet po mbikëqyren nga një numër i madh i vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco