Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut/ Zaev kërkon ndihmën e shqiptarëve: Nga ju varet e ardhmja...

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut/ Zaev kërkon ndihmën e shqiptarëve: Nga ju varet e ardhmja...

23:35, 21/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri Zoran Zaev publikoi disa të dhëna ku sipas tij, Stevo Pendarovski po udhëheq ndaj kandidatës së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve, votuesë të Blerim Rekës ditën e sotme, që të votojnë Stevon në raundin e dytë.

Sipas tij, vetëm vota e qytetarëve mundë të ndihmojë që vendi të lëviz më shpejtë dhe të bëj progres drejt strukturave euro-atlantike.

“Stevo Pendarovski do të jetë fitimtarë në raundin e dytë. Pres që qytetarët që votuan Blerim Rekën në rrethin e parë, të votojnë për Pendarovskin në rrethin e dytë. Ta votojmë Stevon dhe të hapërojmë në kohë, ti shpiem proceset para. Ju falëndëroj që votuat Stevon, ju ftoj përsëri që të merrni guximin dhe të votoni. Të gjithë nacionaliteteve ju bëj thirrje që të votoni, nga ju varet e ardhmja, nga ju varet progresi i shtetit tonë. Bashkë me ju do të shkojmë drejt NATO-s dhe BE-së”, është shprehur Zaev.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco