Zgjedhjet presidenciale/ Blerim Reka fiton në komunat shqiptare

Zgjedhjet presidenciale/ Blerim Reka fiton në komunat shqiptare

23:00, 21/04/2019
A+ Aa A-

Kandidati shqiptar në zgjedhjet presidenciale në Maqdoninë e Veriut, Blerim Reka, kryeson përballë kandidatëve të tjerë maqedonas, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, pothuajse në shumicën e vendbanimeve shqiptare

Përveç, vendbanimeve më të vogël të pastra me popullsi shqiptare, Reka kryeson edhe në komunat më të mëdha shqiptare, Tetovë (7.000), Gostivarë (9 mijë), Dibër (3.200), Likovë (3.000), Strugë (6200), etj.

Kandidatura e profesor Blerim Rekës u mbështet nga dy partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shkup, deri në ora 22:30, kandidati që kryesonte ishte ai i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarkovski.

Konferenca e para pak minutave e Blerim Rekës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco