Aksidenti tragjik, humbet jetën një polic, një tjetër është në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik, humbet jetën një polic, një tjetër është në gjendje të rëndë

13:18, 21/04/2019
A+ Aa A-

Një polic ka humbur jetën, ndërsa një tjetër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikë pas aksidentit të rëndë të mbrëmshëm që ndodhi në Kumanovë.

“45 minuta pas mesnatës, në rrugën rajonale Kumanovë-SVeti Nikollë në afërsi të kryqëzimit të “Ajduçka Çeshma” një veturë e markës “Mercedes” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga S.J. 40 vjeç, ka goditur policin V.C. 37 vjeç dhe A.M. 25 vjeç i cili është kandidat për tu bërë zyrtarë i policisë, i cili ishte në detyrë zyrtare. V.C. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa A.M. me lëndime të rënda trupore është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup”, thonë nga MPB.

Sipas njoftimeve shoferi S.J. me veturën “Mercedes” ka ikur nga vendi i ngjarjes, pas së cilës në rrugë rajonale Kumanovë-Sv. Nikollë në afërsi të hotelit “Satelit” ka goditur një veturë “Skoda” me targa të Kumanovës, e drejtuar nga N.P. 34 vjeç.

Shoferi i veturës “Skoda” dhe bashkudhëtarët e tij D.J. 42 vjeç kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa A.J. 52 vjeç ka marrë lëndime të lehta. D.J. është dërguar në Klinikën “Nënë Terezë” në Shkup.

S.J. është dërguar në spitalin e Kumanovës, ndërsa kundër tij gjatë ditës do të ngritet padi penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco