Vijojnë protestat në Serbi, qytetarët dalin kundër presidentit Vuçiç

Vijojnë protestat në Serbi, qytetarët dalin kundër presidentit Vuçiç

22:27, 20/04/2019

Tash e disa muaj kanë nisur protestat në Beograd kundër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Edhe sonte, si çdo të shtunë tjetër, qytetarë të shumtë u mblidhen në shesh dhe vazhduan drejt ndërtesës së RTS-së.

Janko Veselinovic tha se nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre dhe nuk dialogun me ta, atëherë do të emërojnë disa njerëz profesional që të vihen në kontakt me autoritetet.

Në këtë tubim u tha se do të vazhdojnë me protesta deri në fitore.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Muajin e kaluar, një grup protestuesit kishin hyrë në ndërtesën e transmetuesit publik, RTS duke kërkuar që t’iu lejohet që të paraqesin kërkesat e tyre. Megjithatë, policia kishte arritur që t’i nxjerrë nga ndërtesa.

Në anën tjetër, Presidenti Aleksander Vuçiq mbledhin në miting mbështetësit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco