Zgjedhjet presidenciale/ Maqedonia e Veriut mbyll sot fushatën elektorale

Zgjedhjet presidenciale/ Maqedonia e Veriut mbyll sot fushatën elektorale

20:20, 19/04/2019
A+ Aa A-

Përfundon mesnatën e sotme fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, ndërsa ditën e dielë qytetarët i drejtohen kutive të votimit për raundin e parë të votimeve.

Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e përfundoi fushatën e tij me tubimin e një ditë më parë në Tetovë, ndërsa ai in LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbyll sot me mitingje në Strugë e Ohër.

Nesër, një ditë përpara zgjedhjeve të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë nën masën “arrest me burg”, 7 të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3600 të sëmurë e të moshuar të cilët e kanë kërkuar një gjë të tillë nga komisionet komunale zgjedhore.

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndër-etnike dhe politikat për rininë ishin temat kyç të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në daljet para qytetarëve, Pendarovski e vuri theksin në mënyrë të veçantë tek marrëdhëniet ndëretnike. Por mbështetje nga etnitë e tjera kërkoi edhe Gordana Davkova, kandidatja e e përkrahur nga opozita.

Për Blerim Rekën, në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm për shoqëri për të gjithë.

Në 21 prill qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga tre kandidatët për president, ndërsa në 5 maj është raundi i dytë i votimit kur edhe zgjidhet presidenti i ri i vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco