Mira Markoviç, e veja e Millosheviçit vdiq në spitalin e KGB-së ruse

Mira Markoviç, e veja e Millosheviçit vdiq në spitalin e KGB-së ruse

11:13, 17/04/2019

Mira Markoviç, e veja e ish-Presidentit jugosllav dhe udhëheqësit të SPS-së, Sllobodan Millosheviç, vdiq në spitalin special ushtarak të Shërbimit të Sigurimit Federal në Rusi, pasardhës i KGB-së, raporton Kurir.

Burime për gazetën kanë thënë se Markoviç u trajtua në këtë spital të mbyllur, ku vetëm punonjësit e FSB-së dhe anëtarët e familjeve të tyre ose njerëzit që ishin nën mbrojtjen e shërbimit rus kishin qasje.

Mira Markoviç ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare pas një sëmundjeje disa vjeçare. 

E njohur si "Lady Makbeth e Ballkanit”, Markoviç ishte një figurë e rëndësishme politike gjatë rënies së ish-Jugosllavisë. Përveçse bashkëshorte, ajo është përshkruar si një prej aleateve më të besuara të Slobodan Millosheviç. Ky i fundit, drejtoi vendin në disa luftëra, përfshirë ato në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, që u përbyllën me bombardimet e NATO-s. 

Markoviç vijoi të luante një rol të rëndësishëm në vendimet e Millosheviç, deri sa ai u dërgua në Hagë në vitin 2001. Dy vite më pas, ajo u largua drejt Rusisë ku edhe ndërroi jetë.

Ndërkaq, vetë Millosheviç u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë në vitin 2006, pasi ishte dënuar për krime lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment