Zoran Zaev: Jam politikani më popullor te shqiptarët

Zoran Zaev: Jam politikani më popullor te shqiptarët

10:55, 16/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri, Zoran Zaev, deklaron se nuk u ka asnjë borxh shqiptarëve. I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, kryeministri maqedonas tha e detyrimi i tij i vetëm është t’i trajtojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të barabartë, pa dallime etnike.

“Nuk ju kam asnjë borxh shqiptarëve, pse tu kem borxh. U kam borxh vetëm të vazhdoj me politikën e ndershme të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike“, tha Zaev.

Ai ka theksuar se është politikani më popullor tek shqiptarët dhe komunitetet e tjera dhe se kjo dëshmohet në të gjitha anketat. Zaev tha se krenohet me këtë dhe se e thotë hapur, sepse vazhdon rrugëtimin për një shoqëri të barabartë për të gjithë.

Kryeministri maqedonas foli edhe për zgjedhjet presidenciale, duke u shprehur se kandidati i tyre për president, Stevo Pendarovski, përfaqëson të gjithë qytetarët, pa dallime etnike. Sipas tij, opsioni i tyre është opsioni i së ardhmes së vendit, duke qenë pjesë e NATO dhe BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco