Tronditet ishulli i njohur grek, tre viktima gjenden ne plazhe në 24 orë

Tronditet ishulli i njohur grek, tre viktima gjenden ne plazhe në 24 orë

20:27, 07/04/2019
A+ Aa A-

Tre kufoma janë gjendur në harkun e 24 orëve në plazhet e Rodosit në Greqi, duke tronditur jo pak opinionin publik vendas.

Trupi i parë u gjet të shtunën pasdite mes Afandou dhe Koymbia, ndërsa dy viktima të tjera janë gjeur këtë të dielë në Glystra Afandou  dhe një në Faliraki.

Viktima e parë thuhet të jetë një emigrant pasi ne xhepin e tij ju gjet edhe nje kartë telefoni turke, ndërsa viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi.

Sipas mediave greke  trupi i gjetur  ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur  mepantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive dhe këmishë të bardhë.

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit për të bërë identifikimin e viktimave, ndërsa trupat e tyre janë transferuar për ekzaminim nga mjeku ligjor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco