Situatë dramatike në kufirin grek, mashtrohen refugjatët, me qindra prej tyre rikthehen në kampe

Situatë dramatike në kufirin grek, mashtrohen refugjatët, me qindra prej tyre rikthehen në kampe

18:11, 07/04/2019

Po shkon drejt përfundimit operacioni i evakuimit të refugjatëve nga zona përreth kampit të Dhiavata në Greqi. Refugjatë nga shumë vende të botës ndodhen aty prej 3 ditësh.

Pas lajmeve të rrema se do hapej pika kufitare Idomeni, me Maqedoninë e Veriut, një fluks i madh refugjatësh nga disa zona të Greqisë kanë arritur në Dhiavata, madje në përpjekjen për të arritur nga Athina, kanë bllokuar stacionin e trenit për 24 orë, ndërsa kanë blerë gjithë biletat për Selanik.

Gjithsesi, refugjatët janë bindur më në fund nga policia greke se nuk do të hapen kufijtë dhe nga dje natën deri sot paradite 874 janë kthyer me autobusë në kampet ku strehoheshin më parë. Rreth 50 refugjatë të mbetur, janë larguar në pasdite.

Një numër i madh i tyre është strehuar në kampin e madh të refugjatëve në Kacika, Janinë, ku ndodhen rreth 1000 refugjatë të vendosur nga 7 veta në një kontejnerë 30 m, ndërsa kushtet janë tejet të vështira, mungojnë sendet bazë, sendet higjienike ndërsa bëhen vazhdimisht thirrje për vëmendjen e qeverisë greke si nga opozita ashtu dhe nga organizata jo-qeveritare.

Deri tani duket se situata është e qetë dhe se nuk ka të tjera lajme të rreme apo thirrje për fushata largimi drejt pikave kufitare të Greqisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment