'Do hapet kufiri'/ 500 refugjatë mblidhen në Selanik, ka edhe përplasje fizike

'Do hapet kufiri'/ 500 refugjatë mblidhen në Selanik, ka edhe përplasje fizike

19:18, 04/04/2019
A+ Aa A-

Rreth 500 refugjatë nga vendet e Azisë dhe Afrikës janë mbledhur në kampin e Dhiavatas, pranë Selanikut në Greqi, pas lajmit të rremë se do të hapet kufiri shtetëror me Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat helene.

Ndërkohë, mes refugjatëve ka patur edhe përplasje fizike.

Problemi me refugjatët që largohen nga Turqia për të arritur vendet e BE-së pritet të prekë edhe vendin tonë. Një ditë më parë ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se, fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.

Sipas tij, vetëm në dy ditë kanë hyrë nga Kakavija 65 refugjatë të cilët janë dërguar drejt qendrës së pritjes në Tiranë, shtuar këtu edhe 10 të tjerë që u kapën sot.

Ai shtoi se, sikur vetëm 10% e sasisë së raportuar nga burime të pakonfirmuara të hynte në territorin tonë, do ta fuste Shqipërinë në emergjencë kombëtare pasi ne nuk kemi kapacitetet e nevojshme pritëse për një fluks kaq të madh refugjatësh.

Situata ka shqetësuar edhe shtetin grek pasi karvani që besohet se kap shifrën e mbi 12 mijë njerëzve e që do niset nga Turqia, do të kalojë në Greqi dhe Shqipëri. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco