Aksidenti i rëndë, makina godet 24-vjeçarin në Zvicër

Aksidenti i rëndë, makina godet 24-vjeçarin në Zvicër

10:17, 04/04/2019
A+ Aa A-

Një 24-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, emri i të cilit nuk bëhet me dije ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG.

Mediat zvicerane raportojnë se një veturë ka goditur dy persona, gjatë mbrëmjes së kaluar në korsinë e emergjencës. Mësohet se viktima kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër, i cili kishte  pasur probleme me gomën e furgonit.

Policia ende nuk ka bërë të qartë se si ndodhi aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë duke u bazuar edhe  tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco