Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO/ Vizitë historike, kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup

VIDEO/ Vizitë historike, kryeministri grek, Alexis Tsipras arrin në Shkup

11:05, 02/04/2019
A+ Aa A-

Kryeministri grek, Aleksis Cipras arrit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ku me nderime shtetërore dhe ushtarake u prit nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat qeveritarë.

Cipras dhe delegacioni që e shoqëron, rreth orës 9:40, me aeroplan qeveritar arritën në aeroportin në Shkup. E pritën zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pas çka u nis drejt Qeverisë.

Vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, të parën të ndonjë kryeministri grek, Cipras e filloi me nikoqirin e tij, kryeministrin Zoran Zaev.

Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke, të cilët janë të interesuar për të investuar në vend.

******

10:33 -  Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ceremoni solemne, kryeministri Zoran Zaev e ka pritur kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në vizitën e parë të tij pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilin i dha fund kontestit prej dy dekadash të çështjes së emrit.

“Mirëserdhe shoku im” ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Cipras zbriti nga vetura e tij në oborrin e Qeverisë.

Pas kësaj, Zaev si shenjë afërsie dhe krenarie, realizoi edhe “selfie” me Ciprasin.

***

Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Tisprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Tispras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.

Në delegacionin që do ta shoqërojë Tisprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu02/04/2019 11:38

Dy zgjepsat e Sorrosit

Shto koment

Denonco