Fenomeni/ Gropa të çuditshme hapen në Kumanovë dhe Manastir

Fenomeni/ Gropa të çuditshme hapen në Kumanovë dhe Manastir

10:35, 25/03/2019
A+ Aa A-

Gropë me thellësi prej 5-6 metra është hapur në oborrin e shtëpisë së familjes Aziroviq në Kumanovë. Gropa është me diametër prej rreth 60 centimetra.

Anëtarët e familjes Aziroviq frikësohen se vendi do të vazhdojë të fundoset dhe të bie shtëpia e tyre, ndërsa disa netë nuk kanë fjetur në shtëpinë e tyre.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, pas kryerjes së inspektimeve, kanë konstatuar se bëhet fjalë për vend nëntokësor që nga koha e ish-Ushtrisë Nacionale të Jugosllavisë, që kanë çuar në vendbanimin hekurudhor “Pero Çiço”.

Përveç këtij rasti, hapje të çuditshme të gropave janë vërejtur edhe në Manastir. Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi të një grope e cila është paraqitur para një ndërtese banimi dhe është e gjerë rreth 1.5 metra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krist29/03/2019 14:40

A thu se e kane parashiku,qe ne ate kohe ushtria Jugosllave,se do vinte kanabisi nga shqiperia,dhe do duhej te ruhej,neper keto gropa.Nese po del se keta trafikantet e sotem,mund te jene bashkepunetore me jugosllavet.

Shto koment

Denonco