Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Maqedoni: Dënohen pjesëmarrësit në luftën e ISIS

Maqedoni: Dënohen pjesëmarrësit në luftën e ISIS

13:42, 22/03/2019
A+ Aa A-

Të shtatë të akuzuarit e kanë pranuar fajësinë për veprat penale “pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale “organizim terrorist”.

Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me gjithsej 45 vjet burg qytetarët e Maqedonisë së Veriut që janë kapur duke luftuar në shtetet arabe, pranë ISIS-it dhe formacioneve të tjera paraushtarake dhe parapolicore. Gjykata tha se e ka marrë vendimin bazuar në provat që i ka siguruar me ndihmë ndërkombëtare, por edhe duke u bazuar në vetë deklaratat e ish-luftëtarëve të cilët e pranuan fajin, respektivisht pjesëmarrjen në luftëra të huaja. Safet Ramadani u dënua me 9 vite burg ndërsa Elmedin Osmani, Ahmet Xhengiz, Benjamin Feto, Ibrahim Shabani dhe Almir Mirtovski me nga 6 vite burg.

 "Gjykata ka konfirmuar se të akuzuarit i kanë kryer veprat penale për të cilat ngarkohen në akuzë. Gjatë shqiptimit të lartësisë dhe llojit të sanksionit, Gjykata i ka marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe ato rënduese”, ka thënë gjykatësja Xheneta Begtoviq.

Të shtatë kanë pranuar fajësinë për veprat penale "pjesëmarrje në formacione paraushtarake dhe parapolicore”, ndërsa njëri prej tyre kishte pranuar akuzën për veprën penale "organizim terrorist”. Në gusht të muajit të kaluar në bashkëpunim me partnerët e koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcave Demokratike Siriane, të akuzuarit ishin arrestuar dhe transportuar me aeroplanë në Maqedoninë e Veriut. Përveç pjesëmarrjes në luftë, të akuzuarit kanë siguruar edhe para për persona të tjerë që duhej t'i përfshiheshin luftës nga Maqedonia dhe kanë punuar edhe në nxitjen e tyre për të shkuar në luftë.

Prokurori Naum Panovski pas shqiptimit të dënimit ka kërkuar që të njëjtëve t'u vazhdohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut nga arratisja. Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar që paraburgimi shtëpiak të ndërrohet me masa të tjera siç është marrje të dokumenteve të udhëtimit për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes familjare.

Kthimi i personave nga zonat e luftës prioritet për Maqedoninë

Pas shpërthimit të konfliktit në Siri autoritetet politike në Maqedoninë e Veriut  duke e ndjekur trendin botëror të parandalimit që shtetasit e saj t'i bashkëngjiten ISIS-it ose ndonjë fraksionit tjetër në vitin 2014 në Kodin Penal vendosi nen të ri 322, me të cilin ndiqen penalisht personat  për "Pjesëmarrje në luftë të huaj, polici, formacioni paramilitare dhe ushtarake”. Në Maqedoninë e Veriut për këtë vepër deri më tani  janë të akuzuar ose të dënuar 23 shtetas të Maqedonisë.

Çështja e kthimit të personave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që gjenden në zonat e luftës në Siri po paraqet sfidë për gjitha shtetet.Në Maqedoninë e Veriut ndërkaq bëhet e ditur, se 150 shtetas kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak si pjesëtarë të grupeve militante ekstremiste. Deri më tani 80 prej tyre janë kthyer, bëjnë të ditur zyrtarë të policisë. Pavle Trajanov ish-ministër i punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut vlerëson se Shërbimet Sekrete duhet të ndjekin veprimet e personave, të cilët kthehen nga luftërat e huaja, sepse sipas tij ata vazhdojnë të paraqesin rrezik potencial për sigurinë në vend dhe rajon./DW/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco