Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Vuçiç për dialogun me Kosovën: Çdo ditë vonesë, një shkëndijë zjarri

Vuçiç për dialogun me Kosovën: Çdo ditë vonesë, një shkëndijë zjarri

08:54, 22/03/2019
A+ Aa A-

Dështimi për të rifilluar bisedimet e Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë rajonin, sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai është shprehur se kjo mund të sjellë krizë përsëri në Ballkanin Perëndimor i cili ende po shërohet nga luftërat e viteve të 90’ta, përcjell lajmi.net.

“Çdo ditë vonese mund të krijojë kushte në të cilat një shkëndijë do të ishte e mjaftueshme për të ndezur rajonin dhe vendet perëndimore duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu ka deklaruar se heqja e taksës 100 për qind për mallrat serbe e vënë nga Kosova është një kusht themelor për vazhdimin e dialogut, kusht ky i mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjithashtu është shprehur se askush nuk mund të flasë rreth idesë se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi sepse ende nuk ka asnjë propozim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco