Shpërthen granatë në konsullatën ruse në Athinë

Shpërthen granatë në konsullatën ruse në Athinë

08:49, 22/03/2019
A+ Aa A-

Në 03.50 dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri.  Granata ka arritur në postin e rojes, ku ka shpërthyer.

Nga shpërthimi raportohet se nuk ka të plagosur. Banorët përreth kanë dëshmuar se dëgjuan një shpërthim të fortë. Policia antiterroriste dhe e shpërthimeve speciale ndodhet në zonë për investigime të mëtejshme.

Ky është sulmi i dytë me granatë kundër njësive diplomatike në Athinë, në nëntor 2016 në ambasadën franceze mbeti roja i plagosur. Ndërsa në shkurt 2018 terroristë hodhën granatë në policinë e lagjes Kesariani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco