Zaev: Janeva dhe grupi i saj kanë bërë shumë që të kthehet e drejta në vend

Zaev: Janeva dhe grupi i saj kanë bërë shumë që të kthehet e drejta në vend

12:47, 20/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistë për AIM theksoi se nëse vendi nuk do të rrezikohet nëse nuk merr datë për fillimin e bisedimeve dhe theksoi se prokurorja Katica Janev dhe grupi i saj kanë bërë shumë për kthimin e shteti ligjor në vend.

Në pyetjen e gazetarit nëse Maqedonia nuk hap bisedimet me BE-në, a rrezikohet që vendi të kthehet prapa në lidhje me proceset demokratike dhe evropiane, kryeministri Zorna Zaev u përgjigj:

“Një gjë e di, rrezik nuk ka. Maqedonia është stabile, e sigurt, Maqedonia është anëtarja e ardhshme e NATO-s, Maqedonia është shembull i mirë, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë BE-në dhe besoj se do të ishte paaftësi nga ana jonë nëse lejojmë që vendi të na kthehet përsëri në të kaluarën. Ne kemi bërë një hap të madh, duhet ta shfrytëzojmë dhe të vazhdojmë në atë drejtim, pa dallim se kusht do të jetë në krye të qeverisë, kush do të ketë shumicën në Kuvend”, tha Zaev.

Kryeministri foli edhe për prokuroren e PSP-së, Katica Janeva, ku tha se nuk po përgatitet që ta ndërrojë dhe se kjo është çështje institucionale, për shkak se e vërteta është se Katica Janeva dhe grupi i saj i prokurorëve, hetuesve dhe të gjithë që punojnë me atë kanë bërë shumë që të kthehet drejtësia në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco