VIDEO/ Mijëra serbë në rrugë për dorëheqjen e tij, Vuçiç fajëson Haradinajn: Ma tha por nuk e besova

VIDEO/ Mijëra serbë në rrugë për dorëheqjen e tij, Vuçiç fajëson Haradinajn: Ma tha por nuk e besova

16:54, 17/03/2019

Mijëra qytetarë serb po protestojnë para presidencës. Ata po kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit gjatë një daljeje publike përpara gazetarëve për atë se pse ambasadat e huaja nuk kanë dënuar hyrjen me dhunë në televizionin publik RTS, tha se nuk është i shqetësuar për atë pasi ka mbështetjen e popullit dhe se në Serbi ambasadat kanë standard të dyfishtë.

Vuçiç gjithashtu shtoi se organizatorët e protestës Gjillas dhe Jeremiç janë miq të afërt me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

“Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh Gillas dhe Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS””, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç madje fajësoi edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj.

“Haradinaj kur tha se do të më rrëzojë nga Qeveria mendova se po bën numra, tani e shoh se ai ka bashkëpunëtorët e tij këtu mes nesh”, vijoi presidenti serb.

Ai gjeti kohë të sulmonte edhe NATO-n duke u shprehur se nuk po e kryen punën për të cilën është në Kosovë.

“Serbia do të mbrojë popullin e vetë në Kosovë, do ta ruajë popullin e vetë, përderisa ata që duhet ta ruajnë popullin tonë atë punë nuk e bëjnë. Mendojë se NATO nuk e ka kuptuar rolin e saj, NATO duhet të mendojë se puna e sajë në përputhje me rezolutën 1244 është që në cdo vend të Kosovës ta ruaj popullin tonë”, u shpreh Vuçiç.

Organizatorët e protestave të filluara që prej dhjetorit të vitit të kaluar në Serbi nënë  moton ‘’Një në pesë milion’’ kanë bërë të ditur se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment