Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Arrestohen 7 persona, ja shkaqet zyrtare

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Arrestohen 7 persona, ja shkaqet zyrtare

18:28, 14/03/2019
A+ Aa A-

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, nga i cili humbën jetën 15 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Sipas prokurorit, Sasho Rajçev hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit dhe manipulimit me tahografin.

Lidhur me këtë ngjarje janë ndaluar shtatë persona në mesin e të cilëve edhe pronari i “Durmo Tursit” dhe shoferi i autobusit.

“Hetimi ka treguar se frenat kanë qenë pjesërisht në rregull, por edhe pse kjo është konstatuar në kontrollin teknik në Korrik të vitit 2018, i është dhënë leja e punës. E njëjta është bërë edhe gjatë kontrollit teknik në Dhjetor të vitit 2018. Në mënyrë plotësuese është vërtetuar se është manipuluar me tahografin, ku nuk është treguar shpejtësia reale e vozitjes. Vozitësi atë ditë ka vozitur me 99 kilometra në orë. Për automjetet mbi 3 ton shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë. Autobusi peshon 15 ton. Parregullsia e frenave dhe shpejtësia janë shkaqet për aksidentin”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit për gjashtë persona, respektivisht për shoferin, pronarin dhe drejtuesin e kompanisë dhe për të punësuarit në firmën për kontroll teknik të autobusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco