Zoran Zaev: Të shtrijmë dorën për pajtim, kjo është vlerë e kombeve të mëdha

Zoran Zaev: Të shtrijmë dorën për pajtim, kjo është vlerë e kombeve të mëdha

08:46, 11/03/2019

Kryeministri Zoran Zaev, me rastin e festës ortodokse Falja, porositi se festa e sotme, festa e faljes dhe pajtimit është një mundësi që të bëjmë një hap përpara për rrëzimin e pengesave të cilat ngrihet para së ardhmes sonë të përbashkët.

“Dita e sotme, Falja, na mëson që shprehjet e egoizmit dhe varësia ndaj tij, janë ndarja dhe urrejtja. Sot nxitemi që të shkojmë në rrugën e unitetit dhe të mirëkuptimit reciprok në interes të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, theksoi Zaev në video mesazhin drejtuar qytetarëve.

Sipas tij vetëm një shoqëri e pajtuar do të sjellë stabilitet dhe shtet me perspektivës për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

“Nëse e pranojmë përgjegjësinë e të ardhmes sonë, për të ardhmen e shtetit tonë të përbashkët, meritat do t’u takoj të gjithëve! Po shtrijmë dorën për pajtim me të gjithë fqinjët tanë. Të shtrijmë dorën për pajtim edhe në vend, si vlerë e cila është virtyt i popujve dhe kombeve të mëdha”, pohoi Zaev.

Zaev porositi që politikat e ndarjes dhe konflikteve që njerëzit i ndanë në “tanët” dhe “tuajit” t’i lihen të kaluarës dhe të gjithë të përpiqemi të kuptojmë njëri-tjetrin edhe kur nuk pajtohemi me qëndrimet e tjetrit.

“Të mësohemi me këto virtyte, të përthithim nga fryma e faljes dhe pajtimit me të cilën është mbushur kjo ditë. Të kërkojmë shumë mençuri dhe durim në synimin tonë për një shtëpi dinjitoze për të gjithë qytetarët. Të gjithë ne të kërkojmë falje nga njëri-tjetri, të falim dhe të shikojmë përpara!” thuhet në mesazhin e kryeministrit Zoran Zaev .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco