Kandidati maqedonas për president mesazh të fortë nga qyteti i Alfabetit: Ti japim fund ndarjeve etnike

Kandidati maqedonas për president mesazh të fortë nga qyteti i Alfabetit: Ti japim fund ndarjeve etnike

18:59, 10/03/2019
A+ Aa A-

Kandidati për president në zgjedhjet e prillit, Stevo Pendarovski, sot është takuar me qytetarët e Manastirit.

Ai ka diskutuar me qytetarët për zhvillimin e vendit, për ardhmërinë, për përfitimet nga anëtarësimi në NATO, çfarë rëndësie ka kjo për ekonominë, sigurinë dhe jetën e përditshme.

Pendarovski shtoi se, shoqërisë në Maqedoninë e Veriut i duhet pajtim, me çka do ti jepnim fund ndarjeve etnike, fetare dhe politike.

“Pas një dekade izolim dhe regres, shteti është duke ecur para. Nuk guxojmë të ndalemi tani. Këtë duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht. Ne do të korrim sukses sepse jemi të ndryshëm, por me qëllime të njëjta, të bashkuar. Bashkërisht të ndërtojmë shtetin tonë si një shoqëri për të gjithë, të bashkuar dhe të fort, si shtet partner i regjionit dhe botës demokratike”, deklaroi ndër të tjera Stevo Pendarovski.

Në takimet me të rinjtë është diskutuar rreth përfitimeve nga anëtarësimi në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të parë në negociatat me BE-në. Sipas tij, vetëm me integrimin në strukturat euro-atlantike do ndërpritet procesi i migrimit në Manastir dhe do të hapen perspektiva të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco