Dënimi i Menduh Thaçit/ Analisti: Maqedonia, vend i çudirave

Dënimi i Menduh Thaçit/ Analisti: Maqedonia, vend i çudirave

20:49, 08/03/2019
A+ Aa A-

Dënimin e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, e ka komentuar edhe analisti, Arsim Sinani, i cili e quan vendin fqinj një vend çudirash.

Në një lidhje për Ora News, Sinani është shprehur se, në Maqedoni shumë njerëz që duhet të ishin pas hekurave (grilave) nuk janë.

“Thaçi do duhet që të paraqitet në paraburgim. Të shtunën pritet të takohen dy liderët dhe do të bëjnë kalkulimet e tyre. Secili duhet të ketë përgjegjësi për incizimet. Maqedonia është vendi i çudive që brenda natës ndryshojnë gjërat dhe njerëzit që duhet të ishin pas grilave nuk janë”, deklaroi Sinani.

Sot është lexuar aktgjykimi për rastin “Titanik 2″, të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi janë dënuar me nga 3 vjet burg, me drejtë të ankimimit, përveç ish-kreut të DSK-së, zë gjithë të tjerët janë dënuar për veprën penale ” Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco