Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ 1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga përplasja e shqiptarëve dhe gjeorgjianëve

VIDEO/ 1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga përplasja e shqiptarëve dhe gjeorgjianëve

19:33, 07/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Konkretisht në burgun e Koridallo në Athinë aty ku ka  ndodhur një  përleshje e përgjakshme dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur 8 persona të tjerë.

Policia greke ende nuk ka bërë identifikimin e viktiës por dyshohet se i përket shtetësisë gjeorgjiane.

Sipas asaj që raporton "Kathimerini", përplasja ka nisur në spitalin e burgut ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes grupeve rivale shqiptare dhe gjeorgjiane, raporton Syri.net.

Ende nuk ka asnjë njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Image

Vitet e fundit, lajme të tilla nga burgjet greke kanë qenë të shumta. Në disa raste viktima të këtyre ngjarjeve kanë qenë edhe të dënuar shqiptarë.

Mediat greke kanë raportuar shpeshherë se, burgjet në vendin fqinj janë të mbipopulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco