Jo më emërtime 'makedonska': Radiotelevizioni i Maqedonisë kthehet në Televizioni Nacional Shkupi

Jo më emërtime 'makedonska': Radiotelevizioni i Maqedonisë kthehet në Televizioni Nacional Shkupi

09:12, 06/03/2019
A+ Aa A-

Me ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, dhjetëra institucione janë në fazën e ndryshimit të emërtimit të tyre. Bëhet fjalë për mbi 136 institucione, përfshirë Institucione nacionale, drejtori, komuna dhe institucione të tjera, informon INA.

Sipas asaj që është publikuar në faqen e Qeverisë, Ndërmarrja radiodifuzive publike, Radiotelevizioni Maqedonas do të emërtohet si Televizioni Nacional Shkupi.

Filharmonia Maqedonase do të emërtohet vetëm si Filharmonia Nacionale, Opera dhe baleti maqedonas do të emërtohet në Opera dhe Baleti Nacional. Emërtim të ri do të ketë edhe Muzeu i Luftës Maqedonase si Muzeu i VMRO-së dhe i viktimave të regjimit komunist.


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco