Maqedoni e Veriut/ Konfirmohet kandidati për President votimet me 5 maj

Maqedoni e Veriut/ Konfirmohet kandidati për President votimet me 5 maj

10:26, 04/03/2019
A+ Aa A-

Stevo Pendarovski e nisi fjalimin e tij me mirënjohje për mbështetjen nga 31 parti politike dhe qytetarë nga të gjitha komunitetet etnike. Ai shprehu mirënjohje të veçantë drejtuesit të LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev, i cili, siç tha ai, bëri një precedent politik dhe i dha atij mundësinë për të qenë përsëri kandidat presidencial pas pesë vjetësh. "Më 5 maj, nuk kemi asnjë alternativë tjetër, asnjë opsion tjetër, përveçse për të fituar," tha Pendarovski.

Lidhja Social-Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka nominuar, Stevo Pendarovskin si kandidat për pozitën e presidentit.

Delegatët e partisë kanë votuar më 3 mars në Kongresin e 23-të në Shkup, duke nominuar Pendarovskin me 712 vota nga 783 sa kanë qenë gjithsej, si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Pendarovski, 55 vjeçar, ka mbështetjen edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti shqiptare, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar.

“Ju më keni dhënë një përgjegjësi të madhe politike”, u ka thënë Pendarovski delegatëve, teksa ka përmendur kënaqësinë që tri parti shqiptare kanë mbështetur kandidaturën e tij.

“Është e rëndësishme të shoh se në një shtet multientik në Ballkan është e mundshme që njerëzit nga enti të ndryshme të bashkohen për qëllim të njëjtë; anëtarësim në institucione euro-atlantike, ligje që promovojnë të drejta të njeriut dhe përfaqësues që shkojnë përtej linjave ndarëse etnike”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ka bërë thirrje të gjithë delegatëve që ta përkrahin Pendarovskin.

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, ka nominuar Gordana Siljanovska Davkovan, për presidente, duke shënuar kështu herën e parë që një grua kandidon për këtë pozitë.

Për shkak të kufizimeve të mandatit, presidenti aktual Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të garojë dhe i duhet të largohet nga zyra më 12 maj.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill dhe balotazhi më 5 maj. 

Gjorge Ivanov, konservator, ka qenë kundërshtuar Marrëveshjen e këtij shteti me Greqinë, e cila ka rezultuar me ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, duke i dhënë fund kontestit 27-vjeçar për emrin.

Kjo marrëveshje ka hapur rrugën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, proces të cilin Greqia e ka bllokuar në të kaluarën./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco