Mbyllen votimet në Tuz/ Kandidati shqiptar: Zgjedhje historike

Mbyllen votimet në Tuz/ Kandidati shqiptar: Zgjedhje historike

20:28, 03/03/2019
A+ Aa A-

Janë mbyllur votimet për kryetar në komunën e Tuzit, ku pjesë e zgjedhjeve është edhe ‘koalicioni i partive shqiptare’.

Partitë shqiptare, Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

 “Qëllimi unë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, pasi i cilësojmë si historike këto zgjedhje”, tha Gjeloshi.

Të drejtën e votës e patën 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi.

Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco